Drejtor i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç tha se zëvendësimi i deputetëve serbë të dorëhequr nga Lista Serbe me nëntë deputetë të tjerë nga kjo parti, në asnjë mënyrë nuk nënkupton kthimin e Listës Serbe në institucionet e Kosovës.
Për Petkoviç, serbët do të kthehen përsëri në jetën politike në Kosovë, vetëm atëherë kur Qeveria e Kosovës heq dorë nga vendimi i saj për targat dhe fillon implementimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
“Plani i Kurti ka qenë që vendet e garantuar për përfaqësuesit e Listës Serbe t’i plotësojnë me ata serbë që mbështesin Kosovën dhe atë vetë, jo Beogradin dhe popullin serb në Kosovë”, ka pretenduar Petkoviç.
Zëvendësimi i deputetëve serbë nga nëntë deputetët të tjerë serbë në Kuvendin e Kosovës, sipas Listës Serbe, ka qenë një taktizim i qëllimshëm, për të penguar në mënyrë të drejtpërdrejtë realizimin e planit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili sipas tyre kishte për qëllim ndryshimin e Kushtetutës dhe Ligjeve që garantojnë të drejtat e serbëve në Kosovë.
Deputetët të sapoemëruar serbë, sipas Listës Serbe, me të marrë mandatin e ligjvënësit kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës.