Zbulohet emri i shqiptarit që vrau veten në Itali, pasi qëlloi gruan. Ai është Oltjon Sallaku 21 vjeç.
Gruaja 18-vjeçe me origjinë marokene, e cila ra viktimë e tërbimit vrastar të bashkëshortit të saj me origjinë shqiptare, i ka shpëtuar vdekjes, sipas mediave italiane.
Gruaja u qëllua me dy plumba në gjoks dhe iu nënshtrua një operacioni të vështirë në Poliklinikën e Barit, por shpëtoi.
Shqiptari pasi qëlloi gruan dhe mendoi se vdiq e ktheu armën nga vetja duke i dhënë fund jetës.
Tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pas një debati të ashpra midis tyre. Në momentin e të shtënave, vajza 2-vjeçare e çiftit ndodhej me gjyshen nga nëna.
Oltjoni punonte në Bari dhe përshkruhet nga të gjithë, sipas mediave italiane si një djalë i mirë por pse kishte armë në shtëpi? Prandaj, ka ende shumë hije në këtë çështje.