Një tjetër debat është zhvilluar në kuvend ndërmjet Taulant Ballës dhe Edmond Spahos në lidhje me koncesionet dhe portin e Durrësit.
Në fjalën e tij Balla ka sqaruar se se koncesionet e dhëna nga Berisha po prishen dhe se koncesionarët po u kërkojnë lekët prandaj dhe refuzojnë ndërtimin e portit të Durrësit.
Ju koncesionet i jepnit një muaj ose disa ditë para zgjedhjeve.
Terminali i kontejnerëve Mondi, koncesioni tjetër i Saliut në portin e Durrësit që prishet si dhe koncesioni i terminalit të trageteve.
Janë këto koncesione që ju i keni dhënë dhe keni hallë që atyre që ua keni dhënë ju kërkojnë lekët dhe që të jem i qartë me çdo qytetar arsyeja pse janë mërzitura kaq shumë është se personat që kanë marrë koncesionet shkojnë te Saliu dhe i kërkojnë lekët tani,” është shprehur Balla.
Nga ana tjetër Edmond Spaho është shprehur se ky projekti i Portit të Durrësit është një çudi e padëgjuar më parë.
“Nisi si projekti më i madh turistik i Mesdheut dhe përfundoi në 12 mijë pallate për ti shitur. Sa për shakan me “non grata”, tek ju ka filluar Vangjushi t’ju shesë pallate. Po thërret dhe ndërtuesit e djathtë,” është shprehur Spaho.