-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Luftë” mes PD-së, Paloka: Alibeu, uzurpues dhe pa pikë turpi

Kryesoret

Rikthehen përplasjet brenda opozitës. Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka, ka reaguar në lidhje me deklaratat e Enkelejd Alibeaj nga foltorja e Kuvendit, i cili tha se nuk është aty për të bërë pazare dhe se nuk mund të përfaqësojë ata demokratë me të cilët nuk e lidh asgjë.

“Alibeu paska dale ne podium per te sulmuar PD jo Ramen ! Ky qe pranon te ulet e bashkepunoje me Tao Ballen , deklaroi se as “nuk do ti perfaqesoje ata me te cilet nuk e lidh asgje”, duke nenkuptuar deputetet e PD. E me paturpesi pastaj shton se qenka kryetar i grupit te PD! Te kujt PD, te asaj qe voton ne Parlament sic urdheron Rama e qe ka perfunduar me keq se “kerperata” ? Te atij grupi qe bashkepunon me Ramen ne Parlament per ti mbyllur gojen opozites e per te bllokuar nismat e saj ?

A mund te na thote ky Alibeu si pjese e Konferences se Kryetareve se si ka mundesi qe Rezoluta per krimet e ganocidin ne Kosove , ne shkelje te cdo procedure, vazhdon te qendroje ne sirtar ?

Po projektligji per lustracionin i paraqitur nga ne, pse vazhdon te mos e shoh driten ? A e ka ngritur ne Konferencen e kryetareve kete ceshtje ky “bashkeluftetari” i Tao Balles ne gjoja hapjen e dosjeve ?! Sigurisht qe jo, sepse nuk e lene Tao me Ramen. Prandaj dhe Rama ndjehet komod  dhe leshon cfare i vjen ne goje per opoziten, kur ne salle eshte vetem Alibeu…

Prandaj shume shpejte ne ate salle do duhet te flasin shqiptaret, demokratet e jo ata qe kane uzurpuar karriget e mandatet me voten e tyre e ca me shume ata qe jane aty me vote te vjedhur e manipuluar” shkruan ai.

LIVE-“Je patericë e Ramës”! Sherr mes PD-së në Kuvend, Alibeaj: Ne jemi opozitë e re

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit