-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Mbushi” Europën me kokainë! “Ushtari” i bandës shqiptare kapet në Gjirokastër

Kryesoret

Një 28-vjeçar i kërkuar nga katër shtete të Europës për trafik kokaine është arrestuar në Gjirokastër. Odise Leka 28 vjeç, banues në Memaliaj u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Torinos, Itali, me vendimin e datës 17.11.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në grup kriminal me qëllim trafikimin e narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë.

I riu dyshohet se nga viti 2017 deri në vitin 2019, duke qenë pjesë e një organizate kriminale me qëllim trafikimin e narkotikëve (Holandë, Gjermani, Spanjë dhe Itali) ka trafikuar sasi të konsiderueshme kokaine dhe marijuane që vinte në portet e ndryshme të Evropës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit