Policia është përplasur me banorët e Divjakës dhe deputetin e PD-së të cilët po protestojnë kundër vendosjes së traut me pagesë në parkun kombëtar Divjakë-Karavasta.
Protestuesit kanë shtyrë kabinën e vendosur në hyrje të parkut ku çdo person që dëshiron të futet brenda tij duhet të ndalojë për të bërë pagesën.
Kjo është dita e katërt që banorët e zonës bëjnë thirrje që autoritetet të tërhiqen nga ky vendim.
Të pranishëm në këtë protestë janë edhe Eduard Sharka, kreu i Sindikatës së Fermerëve, njëkohësisht kryetar i PD Lushnje dhe deputetja e Partisë Demokratike Ilda Dhora e cila më herët ka denoncuar këtë rast dhe problematikë të qytetarëve, të cilët kundërshotojnë me çdo kusht taksën që parashikohet të vendoset me vendim qeverie në hyrje të Parkut të Divjakës.
Gjithashtu raportohet se deri më tani nuk ka asgjë të shoqëruar në polici.