Ditën e sotme është arrestuar Ismail Cani pasi shpërndante lëndë narkotike dhe vidhte banesa në Durrës dhe Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 59-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një mjet prerës (thikë), një kapuç/maskë dhe një shkop metalik, si ai i Policisë, që dyshohet se ishin siguruar me qëllim kryerjen e vjedhjeve të ndryshme në Durrës dhe Kombiant.
Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve, u gjet dhe u sekuestrua edhe një sasi kanabis e ndarë në doza, gati për shitje si dhe një peshore elektronike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.