Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, ka bërë të ditur se rreth 135 policë të EULEX-it kanë fillur të patrollojnë në pjesën veriore të Kosovës.
Ai në një intervistë për ‘KoSSev’ theksoi se është shtuar edhe numri i pjesëtarëve të EULEX-it në veri të vendit, të cilët po punojmë me ndërrime.
“Ata nuk janë të angazhuar përnjëherë, por punojnë me turne, para së gjithash kryejnë patrullime mobile, dhe nga sot kemi filluar edhe të patrullojmë në këmbë në Mitrovicë dhe në vende të tjera, për të treguar se jemi të pranishëm atje”, shpjegoi ai.
“Stafi i mbetur në stacionet policore në të katër komunat po mundohen që me turne të zgjatura ta bëjë punën e tyre sa më mirë, por edhe të mbrojë vetë qytetarët”.
Duke kujtuar se tensionet në veri kanë qenë të dukshme që nga kriza me targat, ai vuri në pah frikën e qytetarëve lokalë por edhe mungesën e besimit reciprok.
“Dëgjova komente dje në Mitrovicë se njerëzit nuk kanë besim, në të njëjtën kohë kanë frikë, sepse shohin që nuk ka polici lokale, shohin disa elementë të tjerë të institucioneve që nuk funksionojnë ashtu siç duhen të funksionojnë”.