-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U betuan sot në Kuvend, Lista Serbe: I morëm mandatet për t’i ruajtur

Kryesoret

Lista Serbe tha të mërkurën se nëntë deputetët e rinj të kësaj partie u betuan sot në Kuvendin e Kosovës për të “verifikuar teknikisht mandatet e tyre” dhe “për t’i mbajtur ato në duar të sigurta”.

“Theksojmë se ky vendim strategjik dhe politik në asnjë mënyrë nuk do ta ndalë procesin e largimit nga institucionet e Kosovës në veri të Kosovës dhe Metohisë, me të cila janë shuar të gjitha institucionet e Kosovës”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Rikujtojmë se deputetët që u betuan sot po zëvendësojnë mandatet e dhjetë deputetëve të mëhershëm, të gjithë nga Lista Serbe, që dhanë dorëheqje ditë më parë.

Në Kuvendin e Kosovës sot u betuan: Millan Kostiç, Zoran Maksimoviç, Svetislav Gjokiç, Ksenija Bozhoviç, Radosh Mihajlloviq, Bilana Makshiq, Milan Joksimoviq, Nenad Radenkoviq, Olivera Zdravkoviq dhe Cvetko Velkoviq nga partia Iniciativa qytetare për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Menjëherë pas betimit, këta deputetë u larguan nga salla e Kuvendit.

Dorëheqjet e deputetëve, si dhe shumë zyrtarëve të tjerë serbë në institucionet e Kosovës, kanë nisur në fillim të nëntorit, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Komuniteti serb, si më i madhi në mesin e komuniteteve pakicë në Kosovë, i ka të garantuara me Kushtetutë dhjetë vende në Kuvendin e Kosovës, i cili ka gjithsej 120./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit