30 vite burg në mungesë, pasi është në arrati është dënuar nga gjykata 32-vjeçari Albert Kaca i cili përplasi për vdekje me makinë ish-kunatin e tij në Ishull-Lezhë.
Prokuroria kërkoi 35, por në fund gjykata vendosi 30 vite. 32-vjeçari Kaca akuzohet për veprën penale “Vrasje e kryer brenda rrethit familjar” dhe sipas organit të akuzës është arritur të provohet se ka goditur me dashje për vdekje me makinë ish-kunatin e tij Ylli Mena.
Ngjarja e rëndë ndodhi me 21-shtator të vitit 2019-të në Ishull-Lezhë, teksa 32-vjeçari Ylli Mena po lëvizte me biçikletë u përplas nga një automjet dhe gjeti vdekjen disa orë më vonë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi nuk mundi t’ju mbijetojë plagëve të marra.
Fillimisht u dyshua për aksident, por pas veprimeve hetimore rezulton se ngjarje ishte e qëllimshme dhe policia shpalli në kërkim 32-vjeçarin Albert Kaca.
Autori dhe viktima kishin patur konflikte më njëri tjetrin që pas divorcit te Ylli Menës me motrën e 32-vjeçarit Kaca.