-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhafaj “dush të ftohtë” drejtësisë, “shigjeton” edhe PS-në: Mos bëni qoka

Kryesoret

Kuvendi zhvilloi sot seancën e mocionit me debat kërkuar nga Enkelejd Alibeaj për çështjen e integrimit. Ish-kryetari i komisionit të reformës në drejtësi, Fatmir Xhafaj ishte kritik me institucionet e reja dhe u kërkoi që të dalin dhe të japin llogari se çfarë po bëjnë.

Zonja Llagami, Balla, Çela, Hajnaj, Metani dhe zëdhënësit e tyre duhet të dalin përballë publikut dhe të tregojnë se çfarë po bëjnë. Dhe pritshmëritë e qytetarëve ndaj tyre dhe sa janë realisht të pavarur.

Ka sot tre kandidatë për drejtues të SPAK-ut. Kuvendi ta monitorojë që në fazën e premtimeve dhe më pas çfarë është bërë. Qytetarët në këtë tollovi dhe ligësi kanë nevojë të informohen për të vërtetë kanë të drejtë që të informohen për të vërtetën. Drejtuesit e institucioneve të reja të dëshmojë besim dhe llogaridhënies përmes rezultateve” tha ai.

Kritika kishte edhe për parlamentin, që për mandatin e tretë radhazi drejtohet nga shumica socialiste. Ai kërkoi që të lihen jashtë qokat.

Roli i Kuvendit mbetet thelbësor. Është vendi kryesor ku janë përfshirë shumica dhe opozita. Kjo është hapësira e vetme për inkurajimin e institucioneve të reja. Ka vend për të reflektim.

Kuvendi nuk është noteri dhe nuk mund të shërbejë si vendi ku bëhen qoka politike dhe buxhetore apo miratohen ndryshime që plotësojnë ambicie për më shumë pushtet brenda sistemit të drejtuesve të disa institucioneve të reja” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit