Sot dolën përpara gjykatës të arrestuarit për inceneratorin e Fierit, mes tyre biznesmeni Arben Dervishaj. Avokati mbrojtës i Juri Ymerajt, njëri prej personave të shpallur në kërkim ka folur në një komunikim me gazetarët mbi klientin e tij.
Loren Liço deklaroi se akuzat ndaj Ymerajt janë të pabaza. Ai deklaroi se punimet e shoqërisë së Ymerajt në inceneratorin e Fierit janë thuajse të papërfillshme, krahasuar me punimet që janë bërë në këtë incinerator, duke marrë parasysh se aty janë përfshirë rreth 500 shoqëri që janë kontraktuar.
“Fakti dhe arsyeja se pse kanë kërkuar një masë kaq të rëndë për të na ka bërë habi pasi ka 2 vjet që hetohet. Është paraqitur pranë prokurorisë në këto 2 vjet më shumë se 15 herë. Ka dalë jashtë shtetit për disa probleme shëndetësore ku ka vendosur në dijeni dhe prokurorinë për këtë pjesë.
Biznesmeni me “shokët” dalin në gjyq për milionat e inceneratorit të Fierit
Absurde të vendosësh një djalë të kësaj moshe pa lidhje familjare me këtë aferë. Ymeraj ka qenë administrator i një shoqërie, një nga 500 shoqëritë që kanë kontraktuar shoqërinë që përfaqëson inceneratorin e Fierti. Me kontrata të rregullta, me fatura të rregullta siç janë marrë dhe pagesat e rregullta për shkak të shoqërisë së tij tregtare. Arsyeja se sa dhe si mund të lidhen këto veprime bankare për ne është një kontradiktë.
Punimet që janë bërë nga kompania e tij në këtë incinerator kanë qenë në një vlerë të papërfillshme në raport me punimet që janë bërë në incenerator. Konkretisht 7.4 milion lekë. Padiskutim ai do të kthehet, ai ka qenë gjithmonë në dispozicion të përballet me drejtësinë dhe besoj do të jetë në të tilla situata deri në përfundim të hetimit,” tha ai.
Emrat e personave për të cilët janë lëshuar urdhërarreste:
1-Arber Denizi (i arrestuar)
2-Juri Ymeraj
3-Silvester Dreza
4-Gentian Zifla (i arrestuar)
5-Arjola Kodra
6-Enver Sheshi (i arrestuar)
7-Robert Shabani (i arrestuar)
8-Regan Merdani (i arrestuar)
9-Luran Dusha
10-Arben Dervishaj (i arrestuar)
11-Giuseppe Ciaffaglione