Videoja e një tufe delesh në Kinë të cilat lëviznin në formë rrethi për 12 ditë pa pushim është bërë virale gjithandej.
Në videon e regjistruar në fillim të nëntorit, delet mund të shihen duke lëvizur në formë rrethi vazhdimisht në një fermë në Kinën veriore.
Videoja bëri menjëherë bujë ndërsa të gjithë u përpoqën të kuptonin se çfarë po i bënte delet të lëviznin në atë mënyrë.
Pronari i fermës u shpreh se gjithçka filloi me disa dele, por më pas iu bashkuan edhe dele të tjera të tufës.
Ajo që është edhe më e çuditshme është se në fermë ka gjithsej 34 grupe delesh por lëvizjen rrethore e bënë vetëm ato në grupit me numër 13.
Shkak i lëvizjes së deleve në rreth për 12 ditë mendohet të jetë sëmundja listerioza e cila çorienton kafshët dhe i bën ato të rrotullohen e rrotullohen pa pushim.