-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Mbytën’ me drogë një Evropë të tërë/ Çmontohet banda e shqiptarëve në Spanjë!

Kryesoret

Një  organizatë kriminale me origjinë shqiptare që vepronte nga Costa Tropical të Granadës dhe në Malaga të Spanjës është çmontuar nga Policia Kombëtare. Ky grup ishte i përkushtuar për kultivimin, transformimin dhe dërgimin e sasive të mëdha të marijuanës në Evropën veriore.

Nga pesë personat e arrestuar, katër janë lënë në burg, të akuzuar për kryerjen e dyshuar të krimeve të trafikut të lëndëve narkotike, grupit të strukturuar kriminal dhe mashtrimit të energjisë elektrike.

Hetimi për këtë grup filloi marsin e kaluar , kur Grupi i Narkotikëve të Komisariatit të Policisë Motril mori disa informacione në lidhje me ekzistencën e një plantacioni marijuane që kultivohej brenda një magazine industriale të një qyteti të vogël në bregdetin e Granadës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit