-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në krye të hetimeve për ish-ushtarët e UÇK-së, prokurori merr drejtimin e çështjeve të Trumpit

Kryesoret

Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, Merrick Garland emëroi Jack Smith si këshilltar të posaçëm për të mbikëqyrur hetimin për praninë e dokumenteve sekrete në pronën e Donald Trump në Florida.

Ai do të merret gjithashtu edhe me hetimin e veçantë që përfshin sulmin e 6 janarit 2021 mbi Kapitolin dhe përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Ky vendim u publikua vetëm tre ditë pasi Trump shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale që do mbahen më 2024.

Megjithëse emërimi vendos një mbikëqyrës të ri në krye të hetimeve, të dyja rastet pritet të përshpejtohen tani që zgjedhjet e mesmandatit kanë përfunduar. Këshilltari i posaçëm do t’i raportojë prokurorit të përgjithshëm Garland, i cili ka fjalën përfundimtare nëse do të ngrejë akuza.

Jack Smith, është prokuror veteran që drejtoi seksionin e integritetit publik të Departamentit të Drejtësisë në Uashington dhe më vonë shërbeu si kryeprokuror federal në Nashville, Tenesi, gjatë administratës së presidentit Barack Obama.

Së fundmi, ai ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë së Posaçme në Hagë që heton krimet që dyshohet se u kryen nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë dhe pas luftës.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi se zoti Smith nuk është i regjistruar si votues demokrat apo republikan, në përpjekje për të zbutur çdo sulm ndaj tij me baza politike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit