-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD çon Xhaçkën në Kushtetuese: Hiqi mandatin investitores strategjike

Kryesoret

Partia Demokratike ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për kundërshtimin e vendimit të djeshëm të Kuvendit si dhe atë për konstatimin e papajtueshmërisë me kushtetutën të mandatit të Olta Xhaçkës. Deputeti Gazment Bardhi u shpreh se ministrja ka përfituar statusin e investitorit strategjik në kundërshtim me Kushtetutën duke i kërkuar gjykatës heqjen e mandatit.

Për të dërguar në Kushtetuese mandatin e deputetes dhe ministres Olta Xhaçka. Ky refuzim në kundërshtim me kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit është depozituar sot në mëngjes në Gjykatën Kushtetuese me një kërkesë të firmosur nga 1/10 të deputetëve për të deklaruar të papajtueshëm me Kushtetutën të vendimit për mos miratim të raportit të pakicës në komision për konstatimin e mbarimit të mandatit të Olta Xhaçkës.

Shqipëria është rasti unik në botë, kur deputetja Olta Xhaçka gëzon edhe statusin e investitorit strategjik për një investim në Himarë me vlerë 5.5 mln euro. Kanë përfituar të drejtën për pronë publike në bregdet dhe reduktimin e TVSH-së. Kjo bie ndesh me nenin 70 të Kushtetutës që u ndalon deputetëve të përfitojnë nga fondet publike” tha Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit