-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ilir Meta për Projektbuxhetin 2023: Amendamentet e PL evitojnë rëndimin e barrës fiskale dhe dekurajimin e profesionistëve të lirë!

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka rikthyer sërish në vëmendje amendamentet e depozituara në Kuvend për buxhetin e vitit 2023 duke thënë se do të evitojnë rëndimin e barrës fiskale. Në një postim në Facebook thotë se do të bëjë të mundur të profesionistët e lirë.

“Amendamentet e Partisë së Lirisë për Projektbuxhetin 2023, për të evituar rëndimin e menjëhershëm të barrës fiskale dhe për të evituar dekurajimin e profesionistëve të lirë, në mënyrë që ata të mos largohen nga vendi”, shkroi Meta.

Partia e Lirisë ka bërë 10 amendamente në ligjin për Buxhetin që ka paraqitur në Kuvend Qeveria. Disa prej tyre janë:

  • Të hiqet 10 fishimi i gjobave ndaj biznesit, antikushtetuese dhe jo proporcionale.
  • Të anulohet rritja e akcizës për prodhuesit vendorë të birrës, rrezikon mijëra vende pune.
  • Të anulohet taksa speciale për prodhuesit e energjisë elektrike, nuk nxit rritjen e investimeve në sektor.
  • Kërkojmë shtyrjen e taksimit për profesionet e lirë deri në kalimin e krizës.

631 miliardë lekë parashikohet të jetë buxheti për vitin 2023, ku shpenzimet më të mëdha do të jenë në sektorin energjetik, ku parashikohet fondi prej 12 miliardë lekësh.

Disa nga zërat e parashikuar në projektbuxhet, lidhen edhe me zgjedhjet vendore, ndërtimin e 4 shkollave, akseve rrugore dhe aeroportit të Sarandës.

Projektbuxheti 2023 është miratuar në mbledhjen e Qeverisë më datë 10 tetor.

Në prezantimin që i bëri vendimit ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Delina Ibrahimaj, e cila u shpreh se ky buxhet do të vijojë që të mbështesë energjinë elektrike, me qëllim mosrritjen e çmimit për konsumtorët dhe bizneset.

Sipas Ibrahimajt, gjithashtu do të të vijohet që të mbështeten kategoritë e shtresave në nevojë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit