Përpjekja e qeverisë zyrtare dhe pro turke e Libisë, për të futur në grackë Ministrin e Jashtëm grek, Nikos Dendias nuk u arrit me sukses.
Ata kërkojnë të përdorin njohjen nga Greqia për memorandumet e paligjshme të nënshkruara midis Tripolit dhe Ankarasë, duke mos respektuar të drejtën ndërkombëtare dhe ligjin e detit, sipas mediave greke.
Përkeqësimi i marrëdhënieve midis Athinës dhe Tripolit është rezultat i ndjekjes dinake të ministres së Jashtme libiane Naila Mangous.
Incident diplomatik, Dendias anulon vizitën në Tripol të Libisë
Mangous i ka mbaruar mandati dhe së fundmi ka vazhduar nënshkrimin e marrëveshjeve me Turqinë për shfrytëzimin e mundshëm të hidrokarbureve.
Një veprim nga ana e ministres libiane e cila nuk e ka ligjshmërinë për ta bërë këtë.
Në deklaratat e tij, ministri i Jashtëm grek bëri të qartë se Athina kërkon bisedime me Tripolin, por me një qeveri që do të dalë pas zgjedhjeve dhe jo me atë aktuale, të cilës i ka mbaruar mandati.