-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dokumentet/ Dy paditë për Xhaçkën që tregojnë kush e komandon PD-në

Kryesoret

Opozita e nisi ditën nga dera e Gjykatës Kushtetuese. Mëngjesin e sotëm, PD dorëzoi dy padi me të njëjtin objekt në gjyaktë që të shqyrtojë papajtueshmërinë me Kushtetutën të mandatit të Olta Xhaçkës. Grupi i Enkelejd Alibeajt përmes deputetit Gazment Bardhi pasi dorëzoi padinë shkoi në Kryesinë e Kuvendit dhe kërkoi në një konferencë për mediat që Kushtetuesja të shpallë pavlefshmërinë e mandatit të Xhaçkës.

PD çon Xhaçkën në Kushtetuese: Hiqi mandatin investitores strategjike

“Shqipëria është rasti unik në botë ku ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, deputetja Xhaçka gëzo njëkohësisht dhe statusin e partnerit strategjik për një investim në Himarë me vlerë 5.5 mln euro. Grupi parlamentar i PD i kërkon gjykatës Kushtetuese që të marrë në shqyrtim pa vonesë kërkesën e depozituar dhe të garantojë zbatimin e këtij ndalimi kushtetues pavarësisht se bëhet fjalë për një njeri të rëndësishëm të kabinetit qeveritar”, tha Bardhi.

Disa minuta më pas ishte deputeti Agron Shehaj i grupit të Sali Berishës, që dorëzoi padinë në Gjykatën Kushtetuese. “Shumica bllokoi në parlament dërgimin në Gjykatën Kushtetuese, të kërkesës për shqyrtimin e papajtueshmërisë më Kushtetutën për mandatin e Olta Xhaçkës. Më këtë votim të turpshëm, mazhoranca e shndërroi parlamentin edhe një herë tjetër në një mburojë, për korrupsionin e qeveritarëve të saj” tha Shehaj.

Dokumenti me firmat! Xhaçka në Kushtetuese, Shehaj: Do i shkoj deri në fund

Por përçarja e PD-së edhe kur bëhet fjalë për një qëllim të përbashkët këtë herë tregoi edhe forcën e numrave brenda partisë më të madhe në opozitë. Për të çuar padinë në Kushtetuese duhen 28 deputetë. Grupi i Sali Berishës ka firmosur dokumentin me 1/5 e deputetëve që do të thotë me 28 deputetë. PD e grupit të Alibeajt e ka dërguar me 14.

Kërkesa e grupit të Berishës

Kërkesa e grupit të Alibeajt

Tashmë pritet fjala e Gjykatës Kushtetuese si për procedurën nëse është plotësuar sipas ligjit dhe si do të veprojë me kërkesën e PD-së. Opozita kërkon heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës me pretendimin se bashkëshorti i saj mori statusin e investitorit strategjik në konflikt interesi. PS dje në kuvend rrëzoi kërkesën, tani fjalën e ka gjykata Kushtetuese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit