Banorët në Divjakë janë ngritur në protestë sërish duke kundërshtuar vendosjen e traut. Në ditën e pestë radhazi qytetarët shprehen se do i shkojnë kësaj situate deri në fund.
“10 vite në pushtet, çfarë kërkoni më nga ne, largohuni, mos u talleni më me këtë popull. Çfarë të bëj më përpara me 100 mijë lekë pension? Të paguajmë edhe për parkun tani?” u shpreh njëri nga qytetarët.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit vendosi që hyrja të bëhej me pagesë, 50 lekë për qytetarët dhe 150 lekë nëse kalojnë me makinë.
Por kjo është rruga kryesore që të çon në plazh duke irrituar qytetarët. Të majtë dhe të djathtë, të gjithë njëzëri janë ngritur për të protestuar.
Sot protesta është zhvendosur përpara bashkisë Divjakë. Dje precipitoi në dhunë dhe përplasje me policinë.
Protestë kundër traut në park! Qytetarët tubim para bashkisë Divjakë