Në ditën e pestë radhazi banorët në Divjakë janë ngritur në protestë sërish duke kundërshtuar vendosjen e traut.
Qytetarët shprehen se do i shkojnë kësaj situate deri në fund. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit vendosi që hyrja të bëhej me pagesë, 50 lekë për qytetarët dhe 150 lekë nëse kalojnë me makinë.
Por kjo është rruga kryesore që të çon në plazh duke irrituar qytetarët. Të majtë dhe të djathtë, të gjithë njëzëri janë ngritur për të protestuar.
Sot protesta është zhvendosur përpara bashkisë Divjakë. Dje precipitoi në dhunë dhe përplasje me policinë.
“Parkun s’e preku as gjermani”! Shkulet kabina! Policia shton forcat në Divjakë