Reperi i njohur, Don Xhoni, u kap disa javë më parë me armë. Këtë të premte, në gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca gjyqësore.
Reperi ka pranuar fajësinë dhe është dënuar me 2 mijë euro gjobë.
“Ndjehem shumë i penduar dhe shpresoj të mos ndodhë më kurrë”, ka thënë reperi.
Don Xhoni, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, ka mbajtur në pronësi armën e zjarrit pistoletën e tipit “Cervena zastava” me një karikator dhe gjashtë fishekë të kalibirit 7,65 mm.