-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ndalohet alkooli në Kupën e Botës

Kryesoret

Dy ditë para fillimit të Kampionatit Botëror në Katar, është ndaluar shitja e pijeve alkoolike në tetë stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet futbollistike.

Birra pa alkool do të jetë ende në dispozicion për tifozët në 64 ndeshjet që pritet të luhen në kuadër të kampionatit. Shampanjë, verë, uiski dhe lloje të tjera të alkoolit pritet të shërbehen në zonat luksoze të mikpritjes së stadiumeve.

“Pas diskutimeve mes autoriteteve të vendit pritës dhe FIFA-s, është marrë një vendim për të lejuar shitjen e pijeve alkoolike vetëm në zona të posaçme të tifozëve dhe vende të licencuara, duke hequr pikat e shitjes së birrës nga perimetrat e stadiumit të Kupës së Botës”, tha një zëdhënës i FIFA-s përmes një deklarate.

“Një numër më i madh tifozash po marrin pjesë nga e gjithë Lindja e Mesme dhe Azia Jugore, ku alkooli nuk luan një rol aq të madh”, tha burimi i Reutersit.

Megjithëse nuk është një shtet ku alkooli është tërësisht i ndaluar si në Arabinë Saudite fqinje, konsumimi i alkoolit në vende publike është i paligjshëm në Katar.

Vizitorët nuk mund të sjellin alkool në Katar, madje edhe nga seksioni pa taksa të aeroportit, dhe shumica nuk kualifikohen të blejnë alkool as në dyqanin e vetëm të pijeve alkoolike në vend. Alkooli shitet në bare në disa hotele, ku gjysmë litër birrë kushton rreth 15 dollarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit