Prokuroria italiane kërkoi dënim me burgim të përjetshëm për muratorin shqiptar 52-vjeçar Gëzim Alla, i cili më 18 prill 2021 vrau me çekiç bashkëshorten e tij 39-vjeçare Dorina Alla.
Krimi u krye brenda shtëpisë së çiftit në Pove del Grappa, në zonën Bassano, në provincën e Vicenzës. Vrasja e Dorinës ndodhi teksa fëmijët e çiftit ndodheshin në shtëpi, të mbyllur në dhomën e gjumit.
Sipas rrëfimit të autorit të mbrojtur nga avokatja Chiara Bellini, vrasja është shkaktuar nga disa fraza ofenduese të gruas së tij, e cila sipas tij pasi e ofendoi, e pështyu.
Pala civile, e përfaqësuar nga avokati Dario Lunardon, i cili mbron dy të miturit, kërkoi një shumë të përkohshme prej 200 mijë eurosh në total, për të mundësuar kështu aksesin në një fond shtetëror që siguron dëmshpërblim për viktimat e dhunës.