-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

100 lloje barnash kontrabandë, hetohen 18 persona

Kryesoret

Plot 18 persona janë vendosur nën hetim nga policia për shkak se kontrabandonin dhe tretonin barna.

Policia ka njoftuar se bëhej fjalë për 100 lloje të ndryshme ilaçesh dhe se ka arrestuar 8 persona, ndërsa 10 të tjerë po procedohen penalisht.

Tre nga të arrestuarit janë punonjës të Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

“Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
– D. A., 53 vjeç, C. M., 60 vjeç, D. D., 60 vjeç, F. R., 63 vjeç dhe P. V., 60 vjeç;
– F. G., 55 vjeçe, G. Sh., 49 vjeçe dhe N. D., 34 vjeç, të tre punonjës të AKVMB (Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve).
Gjithashtu, u proceduan penalisht shtetasit A. M., 30 vjeç, D. Sh., 46 vjeç, K. C., 30 vjeç., A. T., 46 vjeç, B. Xh., 48 vjeç, V. P., 38 vjeç, V. Rr., 60 vjeç, V. K., 54 vjeç, V. B., 67 vjeç, E. Xh 56 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. S., 49 vjeç.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kontrabanduar lloje të ndryshme barnash, me vlerë të konsiderueshme monetare, me qëllim tregtimin e tyre.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 100 lloje të ndryshme barnash.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë,” ka njoftuar policia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit