-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Panairi i Librit, ndahen çmimet për veprat më të mira

Kryesoret

Ditën e sotme në  Panairin e Librit janë vlerësuar me çmime letrare disa autorë dhe përkthyes.

Çmimet e ndara u vlerësuan nga një juri e përbërë nga Virgjil Muçi, Aleksandër Cipa, Vjola Isufaj, Alina Karaulli dhe Agim Baçi.

Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve ishte i pranishëm edhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Ndër çmimet e ndara vlerësim mori Natasha Poroçani me veprën e saj për fëmijë, “Kalendari i ëndrrave të mollës”.

Ndërkohë Klarita Lagji fitoi çmimin e përkthimit më të mirë nga frëngjishtja në shqip të veprës  “Vendi i Babait”.

Autori fitues për veprën më të mirë studimore u shpall Arben Imami për veprën e tij “3 format e mendimit, Mitologjia, Racionaliteti, Religjioni”.

Romeo Çollaku mori çmimin për përkthimin më të mirë të vitit me veprën “Varfanjaku i Zotit”.

Veliaj shpalli çmimin e autorit më të mirë, të cilin e fitoi Zija Çela për veprën e tij “Banka e Ankesave”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit