Luciano Wernicke, një shkrimtar argjentinas ka publikuar librin e tij “Tregime të pabesueshme të Kupës së Botë”.
Libri i publikuar pak para fillimit të Kupës së Botës në Katar ka të dokumentuar dhe historinë e një shqiptari.
Ngjarja ka ndodhur në Botërorin e 1994, i cili u zhvillua në SHBA.
“Një shqiptar hyri në një dyqan bastesh dhe vuri bast gruan e tij në një fitore të Argjentinës kundër Bullgarisë. Shqiptari humbi bastin, pasi Argjentina u mposht me rezultatin 2 me 0, si rrjedhojë ai humbi edhe gruan”, ka shkruar ai, publikuar në Reuters.
Ai ka shkruar dhe për një burrë që u hodh në një lumë plot krokodilë për të marrë biletat për Kupën e Botës 2010, një lojtar i Uruguait u kthye në fushë menjëherë pasi pësoi një atak në zemër dhe një çift rus u ndanë pasi debatuan se kush ishte lojtari më i mirë, Lionel Messi apo Cristiano Ronaldo.