-sidi education-spot_img
22.3 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Krujë/ Policia shkatërron 5 mijë rrënjë kanabis në zona malore

Kryesoret

Policia e Tiranës dhe Krujës po vijon një operacion të gjerë në terren për evidentimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis, kryesisht në zonat malore të Krujës.

Sipas informacioneve paraprake, deri më tani janë asgjësuar rreth 5 mijë rrënjë kanabis, të kultivuara në afro 100 parcela të ndryshme, me nga 50 deri në 100 rrënjë secila.

Deri në këtë fazë të operacionit nuk janë kryer arrestime, por autoritetet bëjnë me dije se janë identifikuar disa persona të dyshuar si posedues dhe administratorë të parcelave, të cilët janë shpallur në kërkim.

Në terren janë angazhuar 15 grupe efektivësh policie, ndërsa kontrollet pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim me qëllim goditjen e kultivimit të lëndëve narkotike dhe vënien përpara përgjegjësisë të personave të përfshirë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit