-sidi education-spot_img
34.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli rihap vrasjen e Martin Canit

Kryesoret

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të rihapë pjesërisht shqyrtimin gjyqësor të çështjes së vrasjes së të miturit Martin Cani, ngjarje e ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

Trupi gjykues ka vlerësuar se është e nevojshme hartimi i një raporti të ri psikologjik për autorin e dyshuar të ngjarjes, Mario Përlleshaj si edhe për të plagosurin L.M.

Përlleshaj është dënuar nga gjykata e Tiranës me 16 vite burgim për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj Martin Canit.

Ai e ka ankimuar vendimin, dhe për këtë arsye çështja është duke u shqyrtuar në Apel, ku gjatë diskutimeve trupa gjykuese ka vlerësuar se duhet kryer një raport i ri psikologjik për autorin e dyshuar dhe të dëmtuarin nga vepra penale.

Ndërkohë seanca e radhës është caktuar për më 1 korrik, ku pritet të shqyrtohet edhe çështja e raportit psikologjik.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit