Drejtoria e Standardeve në Policinë e Shtetit ka vënë nën hetim policët të cilët ishin përgjegjës për vëzhgimin e fshatit Drenovicë në Berat, ku dhe u gjetën serrat me kanabis.
Në serrë ishin 105 persona që merreshin me përpunimin e kanabist dhe është tepër dyshuese që kjo gjë nuk i ka rënë në sy policisë
Mes të arrestuarve janë 11 persona që dyshohet se janë dhe organizatorët e këtij aktiviteti kriminal.
Ferma e kanabisit u zbulua më datë 11 nëntor pas një aksioni të Policisë. Deri më tani 105 persona kanë përfunduar në pranga, mes tyre 80 gra. Gratë që ishin punësuar në fermën e kanabisit janë kapur në flagrancë teksa po pastronin lëndën narkotike. Lënda narkotike prej 800 kilogramësh ishte mbjellë në një sipërfaqe prej 2 hektarësh.