-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trafikonte persona drejt SHBA-së e Britanisë, arrestohet i shumëkërkuari

Kryesoret

Një hetim dy vjeçar nga SPAK, i cili u mbyll në 2019 nxori një listë me 51 emra, të një bande që trafikonte qenie njerëzore.

Pjesë e kësaj bande ishte dhe Saimir Hysenballiu, i cili është arrestuar së fundmi në Republikën Domenikane.

“Dega e Ekzekutivit nxori sot dekretet 682-22, 683-22 dhe 684-22, përmes të cilave urdhëroi ekstradimin në Shtetet e Bashkuara të Dawin Brito, alias Darwin Brito ose Brito Darwin dhe Johnny Israel Ramos Castillo, Domenikanë; dhe shtetasit shqiptar Sajmir Hysenbelliu, në Republikën e Shqipërisë , për vepra të ndryshme penale”, thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Hysenballiu së bashku me bandën e tij merrnin nga 30 mijë dollarë për një dërgim në SHBA dhe në 10 mijë paund për në Britani e 5-10 mijë euro për vendet e BE-s.

Në këtë grup ishin të përfshirë shqiptar, maqedonas, bullgar, grek e italian ndërsa çdo gjë niste me të konsideruarit “sekserët” që interesoheshin nëpër Shqipëri për të gjetur persona që donin të largoheshin nga vendi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit