Ndërkohë që disa zona të Shqipërisë prej orësh janë nën pushtimin e ujit, një vatër zjarri ka shpërthyer në zonën e Radhimës në Vlorë, në një zonë me bimësi shkurre dhe pemëtari.
Zjarri i ndihmuar dhe nga era e cila fryn me shpejtësi deri në 25 m/s është përhapur me shpejtësi duke rrezikuar një hotel që ndodhet në atë zonë.
Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.