Janë vënë në pranga dy autorët e e vjedhjes me dhunë të banesës së të një moshuari në Mallakastër ditën e djeshme.
Policia arrestoi shtetasit Ervis Halimi 22 vjeç dhe Musa Gudo 28 vjeç, të cilët akuzohen se kanë grabitur një shumë parash në banesën e shtetasit Çaush Shehaj.
Mëngjesin e djeshëm, 19 nëntor, rreth orës 08:00 është njoftuar salla operative se në orën 02:30, në fshatin Klos, Mallakastër, kishte ndodhur një vjedhje me dhunë, në një banesë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë organizuan punën për zbardhen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Pas hetimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i personave që, nën kërcënimin e armës së zjarrit, i morën me dhunë një shumë parash, shtetasit Ç. Sh., 89 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi F. Ç., 16 vjeç, banues në Roskovec, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarri tip automatik me një krehër me fishekë.