-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Makinën e mori uji! Shpëtohet vajza, rrjedhja mori babë e bir

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e sotme në Malësi të Madhe. Rrjedhja e fuqishme e ujit ka marrë përpara një makinë ku udhëtonte babai, Pjetër Gjoka me dy fëmijët, vajzën dhe djalin. Vajza ka arritur që të dalë dhe është shpëtuar nga një banor i zonës. Por babë e bir i ka marrë rrjedhja e ujit dhe ende nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).

Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllanë e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.

Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir)” deklaron policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit