-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Situata e rënduar nga reshjet, reagon Begaj: Të mbrojmë jetën e pronën e çdo individi

Kryesoret

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar na reshjet e dendura ditën e sotme.

Me anë të një postimi në facebook Begaj tha se po ndjek me vëmendje situatën dhe se është e rëndësishme që të gjitha institucionet përgjegjëse të tregojnë përgjegjshmëri maksimale për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi si duhen marrë masa për përballuar emergjencat e ditëve në vijim.

“Po ndjek me vëmendje situatën e rënduar të krijuar nga reshjet e shiut dhe stuhitë në shumë qarqe të vendit. Është e rëndësishme që përballë kësaj situate serioze të gjitha institucionet përgjegjëse dhe pushteti lokal, të tregojnë përgjegjshmëri maksimale, për të mbrojtur jetën dhe pronën e çdo individi, si dhe për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të përballuar dhe paraprirë emergjencat e ndryshme të orëve apo ditëve në vijim”, shprehet kreu i shtetit, ndërsa shton se “është e rëndësishme që popullata të ketë informacionin e nevojshëm në kohë reale për të përballuar si duhet çdo vështirësi, gjithmonë duke patur mbështetjen e institucioneve shtetërore”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit