Tragjedi në Malësi të Madhe. Mesditën e sotme rrjedha e ujit mori babanë me 2 fëmijët në Bogë të Malësisë së Madhe. Pjetër Rushaj me dy fëmijët po udhëtonin me mjet pranë Përroit të Thatë.
Vajza ka arritur të dalë nga makina dhe është ndihmuar nga një banor i zonës ndërsa fati i babë e bir nuk dihet pasi prej më shumë se 7 orësh janë të zhdukur.
Polumbarët e RENEA-s mbrëmjen e sotme ndërprenë kërkimet për t’i filluar nesër edhe me dronë për të parë nëse i ka nxjerrë uji, pasi shanset që të kenë shpëtuar është thuajse zero.
21 familje në qarkun e Shkodrës janë evakuuar ditën e sotme për shkak të përmbytjeve. Personat e evakuuar nuk kanë pranuar që të shkojnë në konvikt, por te të afërmit e tyre për momentin. Zonat problematike janë disa, por nesër dita pritet që ta gjejë fshatin Obot të mbuluar nga uji.
Situata problematike është edhe në Lezhë. Tre familje janë evakuuar. Zadrima është zona më problematike për shkak të shkarkimeve nga HEC-i i Vaut të Dejës. Forcat e ushtrisë janë në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve të zonave të prekura.