Një grup deputetësh në emër të grupit të Partisë Demokratike, që drejtohet nga Enkelejd Alibeaj kërkojnë interpelancë urgjente me kryeministrin Rama në lidhje me situatën e rëndë nga përmbytjet e ditëve të fundit në disa qarqe të vendit.
Letra është firmosur sot dhe është depozituar në Kuvend për seancën e së enjtes, që do të jetë e ngjeshur për shkak se do të diskutohet edhe marrëveshja e portit të Durrësit.
E ndërsa grupi i Alibeajt e kërkon betejën në parlament, Sali Berisha ka zbritur në terren duke shkuar në Shkodër për të parë nga afër gjendjen e krijuar.