Një skenar kriminal. Kështu e ka cilësuar Sali Berisha menaxhimin e situatës nga përmbytjet në Shkodër. Ish-kryeministri nga kryeqendra e veriut ku ishte sot, tha se KESH-i hapi natën portat e HEC-eve të Komanit dhe Vaut të Dejës me qëllim që të dukej gjithçka si stuhi për të fshehur zbrazjen.
Por cila është skema e vjedhjes sipas tij? Sali Berisha tha se qeveria u njoftua se do të kishte reshje shiu, por “importoi 10 mln euro energji për të vjedhur”, sipas tij duke vjedhur të paktën 5 mln euro dhe në momentin që filluan reshjet u kap mat, duke mos ditur ku të çonte rezervat dhe në fund i zbrazi duke shkaktuar përmbytje.
“Nga mbrëmë deri para pak, kanë derdhur 2 mijë metra kub. 1400 më shumë me turbina. Prandaj kanë bërë këtë përmbytjet ata me këto shkarkime kriminale. Kriminale, se ishte e parandaluar.
Kur kanë kryer krimin, nuk kanë njoftuar kryetarin e Bashkisë, nuk ju kanë njoftuar juve. Ata duhej të njoftonin disa orë përpara. Ata kanë hapur portat dhe turbinat dhe kanë përmbytur brenda gjysmë ore në mënyrë të rrufeshme zonën.
Në një kohë kur kryetari i Bashkisë që dje kërkoi që KESH të njoftonte për çdo lëvizje. KESH duhej të njoftonte, ata e kanë detyrim që të njoftonin. E kanë detyrim ligjor. Por ata donin të vidhnin me importin e energjinë. Donin të vidhnin 10 milionë euro në katër ditë.
Menduan se do ta kalonin duke thënë se ishte shi, por hapën turbinat e Vaut të Dejës dhe tunelet e Komanit dhe e mori dhe e fshiu urën që në 2011 as përmbytjet më të mëdha nuk e morën” tha ai.
LIVE-Banori: Për 30 minuta më rrethoi uji! Berisha: U përmbyti Rama me qëllim