Mëngjesin e sotëm Italia është zgjuar me një krim makabër në një familje shqiptare.
Burrë e grua u vranë nga ish bashkëshorti i gruas pasi nuk e pranonte dot lidhjen e re të nënës së vajzës së saj.
Të dy viktimat, janë identifikuar si Mynevere Karabollaj , 37 vjeçe ( mbiemri i vajzërisë Vera Myrtaj ) dhe Flonino Merkuri 23 vjeç, i vrarë me thikë, të dy janë shqiptarë.
Gjithashtu sipas raportimeve nga mediat italiane Trupi i burrit që vrau ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri mbrëmjen e djeshme, u gjet mëngjesin e sotëm brenda një magazine në Oriago di Mira.
Ngjarja
Pasdite, vajza e gruas kishte folur me nënën e saj, e cila ishte ende gjallë. Pas kësaj, ajo nuk dëgjoi më për të dhe, me kalimin e kohës, duke u përpjekur ta telefononte dhe nuk mori asnjë përgjigje, ajo filloi të shqetësohej derisa vendosi të jepte alarmin
Më pas policia italiane ka gjetur të vrarë me thikë çiftin.
FOTO+Emrat/ Këta janë shqiptarët që u masakruan me thikë në Itali