Kryetari i PD-së, Sali Berisha shkoi sot në Shkodër për të parë nga afër situatën e përmbytjeve. Ish-kryeministri deklaroi se përmbytjet nuk erdhën nga Zoti, por nga Edi Rama, pasi sipas tij KESH-i hapi portat për të zbrazur prurjet.
“E kam ndjekur me shqetësim dhe vëmendje zhvillimet dramatike. Erdha të shpreh mbështetjen për banorët e zonës së Gurit të Zi.
Absolutisht, ky është dëshmi e një papërgjegjësie të plotë e këtyre qeveritarëve që mbrëmë kanë hapën tunelet e Komanit, derdhën nga porta e Vaut të Dejës 200 m/s dhe të gjithë këto vetëm sepse nuk dilnin nga skema e tyre e vjedhjeve. Këto reshje kanë qenë tërësisht dhe plotësisht të parashikuara, nga IGJEUM, që ua ka dërguar në zyra këtyre qeveritarëve, që vjedhja u ka verbuar sytë.
Një njoftim serioz ka bërë ka bërë stacioni meteorologjik italian që ka parashikuar reshje ekstreme dhe përmbytje në alpet e veriut, por këto nuk kanë mjaftuar për Ramën dhe Belinda Ballukun sepse e kanë mendjen të shfrytëzojnë energjinë për të vjedhur. Ndërkohë që importonin energji, kishin bllokuar energjinë.
Thotë e bëra për të shtuar rezervat. Po ku i pate sytë ti? Njoftimet ishin për reshje ekstreme. I kishte sytë të paratë që do të vidhnin, sepse kishin prokuruar nga 14-20 nëntor 10 mln euro të importuar, të paktën 5 mln i fusin në xhep. Tani përpiqen të mashtrojnë” tha ai.