-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Moti i keq, rrugë të bllokua dhe errësirë, situata nga jugu në veri

Kryesoret

Ditën e djeshme Shqipëria për orë të tëra u pushtua nga uji, duke krijuar probleme të shumta në qarkullim dhe energjinë elektrike. Situata ka vazhduar e tillë dhe gjatë natës.

Në Gjirokastër janë shfaqur problematika në disa akse rrugore ë aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë në vendin e quajtur “Shkalla e Zezë” në Ballaban, në aksin Ballaban-Këlcyrë, në aksin rural Valare-Çajup, në aksin Suhë-Zagorie, në aksin Ura e Kardhiqit-Sarandë afër tunelit të Skërficës, në aksin rural Kolonjë- Golem dhe ne aksin rural Zenelaj-Zhulat.

Gjithashtu shiu i dendur ka krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike në Njësitë Administrative Luftinjë Bashkia Memaliaj, Piskovë e Frashër Bashkia Përmet, Zagorie Bashkia Libohovë, Dropull i Sipërm Bashkia Dropull, Odrie Bashkia Gjirokastër.

Gjithashtu Shkodra është zgjuar nën pushtimin e ujit qindra hektarë toke bujqësore janë përmbytur, ndërsa dhjetëra shtëpi janë të rrethuara nga uji.

Kujtojmë që qarku i Shkodrës është më i prekuri nga përmbytjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit