-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokurori italian: Si e përdori mafia shqiptare “Ndraghetën” për të bërë biznes?

Kryesoret

A e përdor “Ndrangheta” luftën për të bërë biznes? “Unë do të thosha po” është përgjigja e prokurorit të Catanzaro-s, Nicola Gratteri.

“Në të kaluarën, për qëllime hetimore, menjëherë pas luftës në ish-Jugosllavi, unë ndoqa mafien puljeze dhe shqiptare që shkuan për të blerë armë në Bosnje dhe Mal të Zi dhe i rishitën armët te “Ndrangheta” duke i shkëmbyer ato me kokainë. Shumë nga këto armë i kemi gjetur në Kalabri”, shton magjistrati.

“Ne gjetëm gjithashtu eksploziv c3-c4, i cili është shumë i fuqishëm. Gjysmë kilogrami i përgjigjet një kuintal tritoli dhe është lehtësisht i lakueshëm dhe mund të transportohet lehtësisht, është si plastelina, madje pak më e lëngshme se plastelina.

Më rastisi të shihja armë shumë më të fuqishme dhe pyeta veten “por pse kur këto armë u dërguan në Ukrainë nuk ishte instaluar edhe një GPS brenda për t’i gjurmuar?” tha ai.

“Sigurisht jo për arsye parash, sepse është shpenzuar kaq shumë, në të vërtetë shumë. Megjithatë, pasoja është se për fat të keq sot nuk e dimë dhe nuk do ta dimë kurrë nëse të gjitha këto armë janë përdorur në luftë apo nëse disa janë lënë mënjanë për qëllime të tjera.

Fatkeqësisht, historia na mëson se gjatë luftërave, ashtu siç ka treg të zi ushqimesh, ka edhe treg të zi të armëve. Kjo ka ndodhur gjithmonë në histori. Edhe armët përfundojnë te mafia” deklaroi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit