Reshjet e shiut nuk kanë ndaluar as këtë të hënë. Qarku i Lezhës vazhdon të jetë më i prekur dhe së fundmi është njoftuar për bllokimin e rrugës së Blinishtit.
Kjo gjë ka sjellë dhe mos qarkullimin e mjeteve në zonë, por fadroma po punon për stabilizimin e situatës.
Situata më problematike është paraqitur në qarkun e Shkodrës, ku mbi 400 banesa janë nën ujë, ndërsa mësimi është pezulluar në 16 shkolla.