Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i është Sali Berishës që ka njoftuar protestë në datë 6 Dhjetor, ditë kur në Tiranë do të zhvillohet samiti i BE-së.
“Kishte 365 ditë të vitit për të zgjedhur, por vendosi ta bënte në ditën e samitit. Në shtëpinë e shqiptarit, shtëpia është e Zotit dhe e mikut.
Thirrjet për të zhvilluar mitingje në një ditë feste, në një ditë dasme, sikurse është samiti i Ballkanit Perëndimor me BE bien tërësisht ndesh me traditat e zakonet shqiptare dhe natyrshëm.
Besoj çdo qytetar shqiptar e kupton se halli i Saliut është aq i madh sa që në një ditë feste, dasme, mikpritje për miqtë, për një samit që nuk ka ndodhur asnjëherë në Shqipëri.
Në një ditë si 6 dhjetori, ju e dini se ka një nivel të rritur të sigurisë, për sigurinë e atyre që vijnë, lidhet dhe me atë që unë po mundohem t’ju them. Shqiptari nuk e ka zakon ta presi mikun me protesta. Kjo është një protestë e BE-së për ta shpallur nongrata Sali Berishën,” tha ai.