-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO-Shembet shëtitorja në Pejë, si paraqitet situata nga moti i keq në Kosovë

Kryesoret

Reshjet e shiut që po vazhdojnë të bien tash e tri ditë në Kosovë, gjatë së dielës kanë shkaktuar vërshime në disa komuna.

Me vërshime u përball edhe komuna e Pejës, ku shumë rrugë e lagje të këtij qyteti i mbuloj sasia e madhe e ujit.

Si rezultat i reshjeve në Pejë, është rritur edhe niveli i ujit të Lumbardhit i cili ende vazhdon të jetë në rrezik për të dalë nga shtrati, shkruan Telegrafi.

Vërshimet shkaktuan shumë probleme në këtë qytet, ku si pasojë filloj edhe shembja e trotuareve.

Reshjet e vazhdueshme të shiut kanë shkaktuar vështirësi dhe në komunën e Vushtrrisë.

Maliq Ferizi, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim i ka thënë REL-it se situata është e menaxhueshme aktualisht, por ka raportime vazhdimisht nga qytetarë që po hasin në vështirësi.

Situta më e rënduar sipas tij paraqitetet te magjistarja Prishtinë – Mitrovicë.

Ndërkaq kujtojmë se IHMK-ja ka bërë të ditur se situatë e njëjtë do të vazhdoj edhe gjatë ditës së sotme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit