-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri, nis takimi Kurti-Borrell në Bruksel

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me Josep Borrell në Bruksel.

Bashkimi Evropian ka konfirmuar takimin e nivelit të lartë mes Kurtit e Vuçiqit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti e Vuçiq do të priten në Bruksel nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe nga emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, përmes një postimi në Twitter u shpreh se ka ardhur koha që të shkohet drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi nevojë për deeksalimin e situatës, të ndalojmë së shkuari nga menaxhimi i përhershëm i krizës dhe në vend të kësaj të fillojmë të avancojmë drejt normalizimit të marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell.

Takimet e sotme mbahen një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për gjobitjen e ngasësve të automjeteve me targa ilegale të lëshuara nga Serbia.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit