Ka mbërritur në gjykatën e Fierit i shoqëruar nga forca të shumta policie Klodian Calamani.
Autori i vrasjes se 8-vjeçarit Mateo Vasiu ka hyrë në gjykatë nga hyrja kryesore ku kalon vetëm personeli.
Klodian Calamani nuk është paraqitur tre herë përpara trupit gjykues duke pretenduar se ështe i sëmurë. Për këtë arsye Çalamani është shoqëruar me detyrim ne seancën e sotme ne gjykatën e Fierit per tu përballur me drejtësinë.
Si ndodhi ngjarja?
Një vit më parë Fieri u trondit nga grabitja dhe vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nga Klodian Çalamani.
Çalamani vrau dhe groposi vogëlushin e ndjerë 8-vjeçar i cili po bënte xhiro bënte xhiro me biçikletën e tij përpara shtëpisë së vrasësit.