-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A duhet të shpallet fatkeqësi natyrore në zonat e përmbytura? Si përgjigjet Haki Çako!

Kryesoret

Kreu i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka thënë në emisionin “Log.” se situata e përmbytjeve në zonat më të prekura është drejt përmirësimit. Çako tha se masat janë marrë në gjithë vendin, ndërsa shpjegoi se në këtë rast nuk ishte aktivizimi i Mekanizmit të Mbrojtjes Civile Europiane.

“Situata është drejt përmirësimit. Ka në rënë nivelet e prezencës së ujit në lumin Drin, por edhe në Kir edhe në Gjadër. Masat janë marrë dhe janë prezente të gjithë institucionet në vend. Një situatë e pazakontë që buron nga faktorë natyrorë, por edhe faktor të trashëguar. Faktorë natyrorë kam parasysh nivelin e reshjeve. Masat janë bërë dhe raportet janë dhënë në mënyrë periodike”, tha Çako.

Çako vuri gjithashtu në dukje se nuk është nevoja e shpalljes së fatkeqësisë natyrore rajonale në zonat ku ka pasur përmbytje. Kujtomë që deputetë të opozitës kanë kërkuar të shpallet fatkeqësia natyrore rajonale në qarqet Shkodër e Lezhë, të cilat kanë qenë më të prekurat nga përmbytjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit