Mediat italiane kanë publikuar foton e të riut shqiptar i cili u vra nga ish-bashkëshorti i të dashurës së tij në Itali. Viron Karabollaj 40 vjeç, është autori i masakrës në Spinea të Italisë, ku vrau me thikë ish-bashkëshorten e tij Mynevere Karabollaj, 37 vjeç, e njohur si Vera dhe të dashurin e saj Flonino Mërkuri 23 vjeç.
Vironi u gjet i vdekur pasi vrau ish-bashkëshorten dhe partnerin e saj të ri në mbrëmjen e së dielës 20 nëntor në një shtëpi në Spinea. Ishte vajza e gruas që kishte ngritur alarmin për shkak se nuk po fliste dot me nënën e saj. Vajza kishte kontaktuar disa herë me nënën e saj pa marrë përgjigje dhe kur zbriti në garazh gjeti trupin e partnerit të nënës së saj.
Britma, ulërima dhe lot! Kush ishte Vera që u vra nga burri?
Pas zbulimit makabër, policia është vënë në ndjekje të Viron Karabollajt. Të dy viktimat kishin plagë me thikë. Policët gjetën në shtëpi thikën me të cilën u krye vrasja e dyfishtë. Pas një nate kërkimi, autori Viron Karabollaj u gjet i pajetë në kompaninë ku punonte.
Vera ishte zhvendosur në Spinea disa vite më parë me bashkëshortin nga i cili ishte ndarë prej dy vitesh. Më pas ajo kishte nisur një lidhje me bashkatdhetarin e saj Flonino Merkuri, i cili ishte vendosur tek ajo. Një marrëdhënie e penguar nga ish-i që ndau çiftin përgjithmonë me vrasjen mizore të dyfishtë përpara se të bënte vetëvrasje.
Vrasja e çiftit shqiptar në Itali, fqinjët: Jemi të tronditur, dëgjuam britma