Tajip Erdogan përsëriti vendosmërinë e tij për të vazhduar luftën në Siri dhe Irak për të rivendosur sigurinë përgjatë kufijve të Turqisë me ato vende .
Gjatë deklaratave që bëri, presidenti turk tha sërish se është i gatshëm të dërgojë trupa tokësore në zonat e veprimit të Turqisë.“Ne kemi përmbushur pjesën tonë të marrëveshjeve për të mbrojtur kufirin tonë me Sirinë. Ka ardhur fundi i rrugës për ata që mendojnë se mund ta shpërqendrojnë Turqinë me lojëra të ndryshme. Tani e tutje për ne ka vetëm një masë, vetëm një kufi. Kjo është siguria e vendit tonë dhe e qytetarëve tanë… Ne kemi vënë një vijë sigurie ku duhet të jetë në kufijtë tanë me Irakun dhe Sirinë. Askush nuk mund të na ndalojë ta bëjmë këtë kur sulmet vazhdojnë, “tha Erdogan.
Ai vazhdoi: “ Kemi disa ditë që jemi në ‘zemrën’ e terroristëve me avionët, artilerinë dhe dronët (SIHA). Dijeni se sa më shpejt të jetë e mundur ne do t’i çrrënjosim të gjithë me tanket dhe ushtarët tanë!’
Kujtohet se të hënën, Erdogan deklaroi se nuk kishte diskutuar për operacionin ajror turk në veri të Sirisë dhe Irakut , as me presidentin rus Vladimir Putin , as me presidentin amerikan Joe Biden. Por, tha ai, “Si Biden dhe Putin e dinë se ne mund të ndërmarrim operacione të tilla në këtë rajon në çdo kohë.”